Skandali i Xhaçkës/ Kompania e kompjuterave merr pa garë tenderin 1.5 milion euro për ushqime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 20:43

Tenderat me urgjencë mbartin gjithnjë rrezikun që të shoqërohen me probleme ose me dyshime për korrupsion.

Qeveria Shqiptare, në kuadër të masave parandaluese për efektet e korona-virusit, ka lëshuar një Akt Normativ, i cili ligjëron në masë procedurat e prokurimit me publik pa garë, nga ato që zyrtarisht njihen si “me negociim paraprak, pa shpallje”.

Nën këtë thirrje, Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Olta Xhaçka, ka zhvilluar së fundmi një tender emergjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”.

Vlera e këtij tenderi ishte rreth 1.47 miliardë lekë të vjetra (pa Tvsh), rreth 1.5 milionë euro

Në këtë tender, të zhvilluar pa garë, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues në datë 25 Mars 2020 kompaninë “Eurovia” shpk, e cila është degë shqiptare e kompanisë maqedonase me të njëjtin emër.

Sipas asaj që raporton “Boldnews.al”, tenderi është i përbërë në dy lote; pjesa më e madhe e fondit, rreth 1.05 miliardë lekë janë destinuar për blerje ushqimesh dhe pjesa tjetër për materiale mbrojtëse për ushtarakët që janë angazhuar në parandalimin e Cov-19.

Në bazë të të dhënave zyrtare, kompania “Eurovia”, e specializuar në pajisje kompjuterike, vetëm 6 ditë para tenderit pa garë, modifikoi objektin e saj, duke shtuar edhe angazhimin në produktet ushqimore.

Menjëherë pas këtij ndryshimi, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Kompania e kompjuterave

Kompania fituese e këtij tenderi pa garë, “Eurovia”, është regjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, sisteme kompjuterike dhe të tjera të ngjashme.

Kompania është regjistruar si degë e huaj e kompanisë mëmë, me seli në Tetovë të Maqedonisë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, përfaqësues ligjor i kompanisë “Eurovia” shpknj është Emir Shefiti.

Nga të dhënat në rrjetin “Linked-In”, Shefiti rezulton, ndër të tjera, edhe Shefi Ekzekutiv i një kompanie bastesh, e regjistruar në Tetovë.

Në Shqipëri, Shefiti rezulton edhe bashkëpronar në një tjetër kompani, “Sports and More”, e cila merret me lojëra kompjuterike dhe programime teknologjike”.

Nga kompjuterat, tek ushqimet

Në datë 19 Mars 2016, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime të Ministrisë së Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpknj, dega Shqipëri, modifikon objektin e aktivitetit të saj.

Deri në atë moment, objekti i kompanisë ishte “Shoqëri me ndërtimtari, tregti dhe shërbime. Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.

Pas datës 19 Mars 2020, kompania “Eurovia” shpknj shton në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakice.”

Ky modifikim duket se është kapur menjëherë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e përzgjodhi si kompaninë që do t’i jepte 1.5 milionë euro pa garë, për të siguruar paketat ushqimore për familjet e ushtarakëve që janë angazhuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit