Koronavirusi/ Studimi: Përse disa të infektuar kanë simptoma të lehta dhe të tjerë jo

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 22:52

Përveç zvogëlimit të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, distancimi i njerëzve mund të përcaktojë edhe masën e simptomave të tyre nëse preken nga virusi. Sipas shkencëtarëve, ngarkesa virale që përçohet në këtë rast, është më e vogël dhe rrjedhimisht simptomat janë më të lehta.

Njerëzit mund të zvogëlojnë shanset e tyre për një infeksion të rëndë fillestar duke qëndruar larg nga të tjerët që mund të jenë të sëmurë dhe duke iu përmbajtur rreptësisht rregullave kundër kontaktit të ngushtë personal. Sipas këtij studimi, mënyra e përçimit të virusit ndikon në simptomat e shfaqura tek pacienti. Nëse e keni marrë virusin duke prekur një objekt, ai do më tepër kohë të futet në trupin tuaj dhe përgjatë këtij procesi, numri i grimcave të virusit zvogëlohen.

Nëse e merrni virusin nga kontakti fizik me një pacient të infektuar, atëherë ai përçohet më shpejt në organizëm dhe në këtë rast numri i grimcave është më i lartë. Praktikisht, ajo çka sugjeron ky studim, është fakti që sa më pak grimca të arrijnë të futen në organizmin tuaj, aq më pak simptoma do të keni. Për këtë arsye, disa të infektuar shfaqin simptoma të lehta dhe disa të tjerë kalojnë menjëherë në simptoma të rënda.

Profesori Wendy Barclay thotë:

Përsa i përket viruseve që prekin sistemin respirator, rrezikshmëria e sëmundjes është në varësi të grimcave të virusit që janë futur në organizmin tuaj. Është njësoj si një luftë, mes virusit dhe antitrupave të sistemit tonë. Sa më shumë sasi virusi të këtë, aq më e vështirë bëhet lufta për sistemin imunitar. Në fakt, për koronavirusin, duket se shumica pacientëve janë infektuar nga doza të vogla të virusit dhe të kalojë një kohë e gjatë përpara se të kuptojnë që janë të infektuar.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit