Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 20:26
Gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është shumë i madh.
Mesazhet e paqes janë ato që japin shpresë në këto ditë të vështira për të gjithë. Një gjest shumë i bukur por edhe shumë me vlerë është bërë nga një prift, nga një imam shqiptar dhe një rabin.
Ata janë lutur të tre live për një botë më të mirë. Në këtë mënyrë ata i kanë përcjellë të gjithëve një mesazh shumë të madh.
Mesazhi që kanë përcjellë, ata:
Unë jam rabin Eriku, unë jam At’ Xho ndërsa unë jam Imam Gazi, ne njihemi si “3 shokët”. Si përfaqësues të feve tona dhe shoqërisë e komunitetit tonë ne lutemi për ju, ne i jemi shumë mirënjohës stafit të kujdesit mjekësor, në kujdesin e tyre, dhe kurajën që po tregojnë përballë këtij rreziku. Mirënjohje për të gjithë ata që na mbështesin. Zoti ju bekoftë dhe në këtë moment delikat e të vështirë paçit paqen e zotit. Bëni pjesën tuaj dhe promovoni respektin dhe shpresën të gjithëve, ndani mesazhin tonë sa më shumë. Duajini të afërmit si veten tuaj. Shalom! Selam! Peace at You!’’
E si përfundim mund të thuhet se ata kanë bërë një gjë shumë të bukur dhe shumë me vlerë në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR