Lajm i madh, Fatih Terim po fiton luftën ndaj koronavirusit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 20:03

E gjithë Turqia u trondit para pak ditësh kur u mësua lajmi se trajneri legjendar i kombëtares, Fatih Terim, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Por, për fatin e mirë, tekniku i Gallatasarayt po fiton garën me virusin që po tmerron botën.

Ditën e sotme, ai doli nga spitali, pasi situata e tij është përmirësuar ndjeshëm

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri, me anë të një postimi në rrjetet sociale duke i siguruar të gjithë miqtë se tani ndjehet mirë dhe do vazhdojë kurimin në shtëpi.

Terim do ta vazhdojë rikuperimin e tij edhe për disa ditë të tjera deri sa të pastrohet krejtësisht nga Covid-19.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit