Masa të rrepta janë marrë edhe në Austri kundër paërhapjes së Covid-19. Kancelari austriak Kurz ka njoftuar se në supermakete do të shkohet vetëm me maska.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë se vetëm ata që janë me maska do të lejohen të futen në supermarkete, në ditët në vijim. Kjo gjë ka thënë ai është e domoshdoshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Por do të jenë supermarketet ato që do të marrin përsipër shpërndarjen e maskave, duke nisur nga dita e mërkurë.
Kruz ka thënë:
Në Austri janë mbyllur shumë vende publike. Kancelari Kruz është shprehur se shpreson se kjo situatë të marr fund pas Pashkëve.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober tha se hotelet do vazhdojnë të rrinë mbyllur. Po ashtu është shprehur se nuk do të rrezikojnë njerëzit të shkojnë në punë, ata që munden do të punojnë nga shtëpia.
Burimi: tagesschau.de/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania