Banorët “pushtojnë” rrugët në Valias të Tiranës, policia e Lleshit mban sehir pak metra larg tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 19:56

Prej gati tre javësh, Shqipëria është vendosur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit janë ashpërsuar masat kufizuese, duke u reduktuar orari, por edhe fakti që tashmë lejohet që vetëm një person i familjes të dalë për të blerë furnizime ushqimore ose medikamente medicinale, i cili duhet të pajiset dhe me autorizimin përkatës nga autoritetet.

Por si po zbatohen nga qytetarët masat kufizuese, dhe si po e menaxhon situatën policia?

Mesa duket, në fshatin Valias në Tiranë jo vetëm që rregullat e vendosura nga autoritetet nuk zbatohen, por duket është vetë policia e Lleshit që e ka 'aprovuar' këtë gjë.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shihen disa banorë të fshatit të cilët kanë dalë në rrugë, duke mos respektuar jo vetëm izolimin, por as rregullat e distancimit social.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, disa banorë shihen shumë pranë njëri-tjetrit duke ecur në rrugë, ndërkohë që nga ana tjetër një automjet i policisë ndodhet pak metra më tutje, duke mbajtur sehir.

Sipas mesazhdërguesit, videoja është filmuar sot rreth orës 18:40.

Mesazhi i plotë

Pershendetje jeta osht qef shikoni sa po e respekton ligjin si policia ashtu edhe populli ne valias flm nqs e publikoni Edhe ligji qe eshte ne makina 4 + 1 ne makine te policise 3 veta mrapa e 1 ne vend te pare. Video eshte bere sot rreth ores 18:40. Hajde jepi hall si te respektoj ligjet populli kur ligj venesi i shkel me te dyja kembet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit