KoronavirusI/ Washingtoni dërgon anijen spitalore në New York

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 20:40

Një anije spitalore me 1000 shtretër ka mbërritur në Manhattan, pas thirrjes për ndihmë të New York. Me shtimin e rasteve të të infetuarve, Washington ka dërguar anijen e flotës së marinës për të ndihmuar në kurimin e pacientëve.

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, ka pritur personalisht në port mbërritjen e anijes. Spitalet në New York kanë tejkaluar kapacitetin e tyre, duke qenë se në New York ka pothuajse gjysmën e të infektuarve në të gjithë SHBA-në.

Në një intervistë, kryetari i bashkisë së New York u shpreh:

Ka nisur ndërtimi i një spitali provizor në Central Park, ka mbërritur anija spitalore nga Washtington dhe ndërkohë po mobilizohemi të krijojmë edhe hapsira të tjera të kujdesit intensiv. Duhet të marrim një ndihmë më të madhe nga Washgintoni për të kufizuar rritjen e numrit të viktimave. Kemi ende nevojë për aparatura, staf mjekësor dhe medikamente. Nuk duhet të humbasin jetën njerëz të cilët mund t’i kishim shpëtuar. Kështu që duhet të sigurohemi që çdokush prej nesh, të bëjë pjesën e tij kundër kësaj pandemie.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit