Habit presidenti i Brazilit: Koronavirusi është një grip i lehtë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 20:24

Ndërkohë që vendet e botës po hedhin triliona dollarë në zbutjen e dëmit nga pandemia e koronavirusit, disa vëzhgues thonë se planet e shpenzimeve të urgjencës së Brazilit janë shumë të kufizuara.Arsyeja për këtë është kryesisht politike.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili mori detyrën në Janar 2019 duke premtuar një kthesë ekonomike, ka fajësuar vazhdimisht "histerinë" e mediave për shkaktimin e panikut rreth asaj që ai e quan "një grip të lehtë". Ai e ka quajtur mbylljen e tregtisë në shumë shtete si një "krim".

Skepticizmi i Bolsonaro përreth koronavirusit përputhet me ngurrimin e Ministrisë së Ekonomisë për të kufizuar dëmin ekonomik.

Ekonomistja Julia Braga, u shpreh:

Guedes dhe ekipi i tij duken plotësisht të shkëputur nga konsensusi ekonomik mbi atë që duhet të bëhet për të luftuar këtë krizë të afërt.Qeveria ka propozuar masa fiskale me vlerë rreth 36 miliard dollarë të, ose 2.24% të produktit të brendshëm bruto. Ato përfshijnë zbritje të taksave për familjet dhe kompanitë, shtyrjet e taksave të korporatave, pagesa të ndihmës sociale dhe duke e bërë më të lehtë hyrjen në fondet e punëtorëve.Shumë vende të zhvilluara kanë ndërmarrë hapa më të guximshëm fiskalë, duke pompuar qindra miliarda dollarë direkt tek qytetarët, duke garantuar deri në 80% të pagave të punëtorëve dhe duke rritur shpenzimet për shëndetësi dhe shërbime të tjera.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit