Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 18:47
Edhe Kosova është në psikozë prej Covid-19. Një lajm i mirë është dhënë për Kosovën. Raportohet se shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova ka nënshkruar gjatë ditë së sotme një kontratë me vlerë 5 milionë euro për t’i ardhur në ndihmë Kosovës në luftën kundër Covid-19.
Ajo ka deklaruar se Bashkimi Europian do të jetë i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër Covid-19.
Deklarata e saj:
Ne sot nënshkruajmë kontratë me UNOPS për të sjellë në Kosovë pajisje furnizuese në vlerë pesë milionë euro. Kjo përfshin 30 respiratorë/ventilatorë, 150 pompa infuzioni, 5 auto-ambulanca, dhe 400 shtretër të kompletuar spitalorë të ri. Si pjesë shtesë e ndihmës emergjente, BE është duke punuar në sigurimin deri në 60 milionë eurove për rikuperim ekonomik pasi që pandemia me koronavirus të ketë përfunduar. BE qëndron pranë popullit të Kosovës. Ne jemi së bashku në gjithë këtë dhe së bashku do të jemi më të fuqishëm.
Edhe Albin Kurti ka folur në lidhje me këtë gjë dhe është shprehur se shpreson që Kosova do të tejkalojë gjendjen e krijuar prej Covid-19 shumë shpejt.
Kurti u shpreh:
Ne jemi shumë të lumtur për këtë ditë të rëndësishme për solidaritetin tuaj të madh të treguar me popullin dhe institucionet e Kosovës. Unë jam këtu me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. Ne jemi falënderues për këtë ndihmë për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Koronavirusi nuk njeh kufij.Me ndihmën e BE ne do të ketë më shumë vetëbesim në këtë luftë dhe jemi të sigurt dhe do të dalim nga situata sa më herët dhe me sa më pak pasoja dhe humbje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR