Shkencëtari i vlerësuar me Nobel: Përhapja e koronavirusit në New York dhe Itali po zvogëlohet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 19:30

Një shkencëtar i vlerësuar me çmimin Nobel nga Universiteti Stanford thotë se përhapja e koronavirusit në Itali dhe New York po ngadalësohet. Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi me saktësi se sa raste dhe vdekje do të kishte në Kinë, tha se Italia dhe New York e kanë prekur kulmin e pandemisë. Ato janë dy nga vendet më të goditura në botë, me 157,000 raste të kombinuara nga gjithsej 736,000 globale.

Italia u bë epiqendra e pandemisë në botë, pas Kinës, por SH.B.A, me një popullsi pesë herë më të madhe, dhe e ka zënë shpejt vendin e saj. New York-u është shteti më i prekur. Profesori Levitt tha se në Itali tashmë ka ardhur momenti i zbutjes së pandemisë dhe këtë e tregon numri i rasteve të reja përgjatë 10 ditëve të fundit. Situata e New York është më pak e qartë dhe duhet mbajtur nën vëzhgim edhe për disa ditë. Kjo javë do të jetë thelbësore për të parë se si mund të vazhdojë shpërthimi i Covid 19 në SHBA.

Profesor Levitt tha:

New York-u është në mes të pandemisë, pra na duhen edhe disa ditë për të parë nëse trendi do të rritet apo do fillojë të zbresë. Italia tashmë duket se ka nisur ndryshimin e trendit së bashku me Zvicrën.Vetë statistikat kanë treguar që rastet e reja të të infektuarve në këto vende janë ulur. Pavarësisht se viktimat janë në shifra të larta, ato nuk tregojnë trendin e pandemisë. Viktimat mund të jenë të infektuar të rinj, por edhe të infektuar përpara disa javësh. Prandaj na duhet të fokusohemi në numrin e rasteve të reja, për të parë nëse pandemia po avancon apo jo. Nuk jam ende i bindur për trendin në Spanjë, por shpresoj që edhe aty pandemia të fillojë të ngadalësohet.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit