Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 19:23
Të burgosurit në New York nuk kanë kushtet e duhura për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid 19. Dita ditës, përhapja e virusit nëpër burgje po përshpejtohet. Rreth 132 të burgosur dhe 104 punonjës të burgjeve në SHBA, kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirus.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, burgjet po raportojnë një përhapje të përshpejtuar të sëmundjes dhe mijëra të burgosur janë duke u liruar nga paraburgimi.
Të burgosurit nuk kanë as maska e as dorashka, ndërsa e vetmja gjë në dispozicion të tyre për t’u mbrojtur nga infektimi janë uji dhe sapuni.

Oficeri Udi Ofer, u shpreh:
Masat për të mbrojtur qytetarët e lirë janë marrë, por për të burgosurit nuk është bërë ende asgjë. Çdo ditë që zyrtarët kalojnë pa zgjidhur çështjen e infektimit nëpër burgje, është një ditë më tepër në rrezikimin e jetës së këtyre pesonave. Disa prej institucioneve janë të mbi-populluara dhe nëse virusi do të përhapej tek to, do të kishim shifra të tmerrshme. Pavarësisht se numri i të infektuarve nëpër këto institucione është një shifër shumë e ulët po t’i referohemi shifrës totale të të infektuarve, nuk do të thotë se nuk duhet të marrim masa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR