Salla ku do zhvillohej Eurovision, kthehet në spital për të infektuarit me koronavirus

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 18:55

Salla e koncerteve Ahoy në Roterdam, ku do të zhvillohej festivali i përvitshëm i muzikës “Eurovision”, tashmë do të shndërrohet në një spital provizor.

Për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga Covid-19, shteti hollandez tashmë ka filluar punimet për kthimin e sallës në një spital.

Ditën e sotme filloi puna për instalimin e 88 shtretërve të pare, nga 680 që do të vendosen gjithsej. Salla Ahoy pritet të jetë gati në mes të muajit prill.

Kjo duhet të ndihmojë në zbutjen e presionit ndaj spitaleve në Hollandë, ku numri i të infektuarve është rritur me shpejtësi.

Deri më tani, në Hollandë ka 11,750 të infektuar dhe 864 viktima.

Instituti Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik tha se njësitë e kujdesit intensiv në spitalet hollandeze mund të arrijnë në limitin e kapacitetit të tyre në dy javët e ardhshme.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit