Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat mbi situatën e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ku është rritur sërish numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë.
E premtja ishte dita më vdekjeprurëse nga koronavirusi në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima brenda një dite, të shtunën humbën jetën 889 persona, ndërsa dje ndërruan jetë 756 persona.
Mbrojtja Civile ka raportuar se sot kanë humbur jetën 812 persona, 56 më shumë se një ditë më parë.
Numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali ka shkuar këtë të diel në 11,591.
Vetëm në rajonin e Lombardisë kanë humbur jetën 458 persona këtë të hënë.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 101,739.
Gjatë 24 orëve të fundit është ulur numri i rasteve të reja, në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa të dielën u konfirmuan 5217 raste të reja, sot janë testuar pozitivisht 4060 të infektuar.
Numri total i rasteve aktive me Covid-19 në Itali, ka shkuar në 75,529.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 14,620 persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që 3981 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në kujdes intensiv.
Burimi: Rai News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania