Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 17:39
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Edhe pse situata është e rënduar punonjësit e pastrimit në Bashkinë Lezhë, punojnë pa asnjë masë mbrojtëse.
Irena një grua rreth 45 vjeçe shkon për ditë në punë. Ajo është e vetmja që punon në familjen e saj. Ajo ka thënë për ‘Birn’:
Siç e shikoni jemi pa maska dhe doreza sepse bashkia s’na ka dhënë asnjë mjet për t'u mbrojtur. Kemi kërkuar për t’i blerë vetë po nuk gjejmë në farmaci as maska e as doreza.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se pastruesit nuk janë të rrezikur dhe se ata duhet të punojnë në distancë nga njeri-tjetri. Po ashtu ai i akuzoi se ata i kanë shpërdoruar dorezat e maskat që u kishte dhënë bashkia.
Ai ka deklaruar:
Kjo do thotë se përdorimi i maskave apo mjeteve të tjera mbrojtëse nuk ka ndonjë efekt, por gjithsesi ne i kemi mundësuar në fillim elementet mbrojtëse, por i kanë shpërdoruar.
Por pastruesit e qytetit të Lezhës punojnë me frikë të madhe. Ata duhet të punojnë sepse duhet të ushqejnë fëmijët e tyre.
45-vjeçarja ka thënë më tej:
Normalisht frika është e madhe sepse ne largojnë mbeturinat e rrugës, pastrojmë koshat e vegjël dhe mund të infektohemi. Mundohem të jem e kujdeshme sa të mundem, që të mbroj veten dhe familjarët e mi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR