Mjekët shqiptarë të nisur drejt Italisë ende pa punë, nuk kanë dokumentin që vërteton specializimin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2020, 17:47

Tridhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë mbërritur në Brescia. Por ata nuk janë ende në gjendje të fillojnë punë menjëherë.

Menaxheri i përgjithshëm i spitalit civil në Brescia, Gianmarco Trivelli tha:

Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se në çfarë sektori do drejtohen.

Ai shtoi:

Shqiptarët mezi presin të hyjnë në punë menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe shprehen të gatshëm për të ndihmuar. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe tregojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri do të kemi përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar”.

Ndërkohë, 15 mjekët polakë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën me koronavirusin, do të mbërrijnë në Brescia në këtë pasdite.

Ata janë specialistë të kujdesit intensiv të ndarë në tre ekipe të mjekësisë urgjente.

Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin e Brescia, ku situata është për momentin më kritike dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të pacientëve Covid-19.Burimi: lareppublica Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit