Deputeti Adriatik Alimadhi i cili ishte kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”, është shkarkuar nga detyra.
Ky vendim vjen disa ditë pasi ai është konfirmuar si i prekur nga COVID-19.
Kujtojmë se Alimadhi prej ditësh po merr trajtim mjekësor në spitalin Infektiv të Tiranës.
Shkarkimi i tij vërtetohet sepse grupimi i deputetëve ka ndryshuar emrin duke e quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është zgjedhur deputeti Edmond Stojku.
Vihet re se në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputetë të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit: Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.
Edmond Stojku e ka nisur detyrën si kryetar i grupit ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.