Mjekët janë në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit që ka pushtuar mbarë botën.
Janë ata personat më të rëndësishëm në këtë betejë dhe sigurisht siguria e jetës së tyre duhet të mbetet prioritet.
Shumë shpesh janë raportuar lajme të hidhura për bluza të bardha që kanë humbur jetën prej virusit ose që janë infektuar nga kontakti me pacientët.
Më poshtë është një video e cila tregon masat ekstreme të mbrojtjes që mjekët marrin në Kinë para se të vihen në kontakt me një person të infektuar.
Veshja e specializuar ka çdo detaj nga fasha për mbulimin e lëkurës poshtë syve deri në përdorim e të paktën 2 maskave njëherësh.