Sezoni do përfundojë patjetër, zbulohet plani i ri i UEFA-s

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 16:10

Sezoni duhet të përfundojë patjetër dhe UEFA e ka të qartë këtë gjë. Insitucioni më i lartë i futbollit europian, planifikon që të luhet futboll deri në fund të gushtit dhe më pas, sezoni i ri të nisë në tetor.

Më pas kjo kohë e humbur pretendohet të kompensohet, duke lejuar më pak ndeshje të kombëtareve që marrin pjesë në kampionatin Europian, me qëllim lënien e hapësirës për klubet, që do duhet të gjejnë kohë për të mbyllur sezonin.

Gjithsesi, për të vendosur zyrtarisht, të mërkurën më 1 prill, UEFA dhe 55 federatat anëtare do të zhvillojnë një video-konferencë, ku do të diskutohen detajet e fundit mbi ecurinë e futbollit prej Coronavirusit këtë sezon.

I sigurt është fakti se UEFA nuk heq dorë nga ideja për ta mbyllur këtë sezon në fushë, me qëllim minimizimin sa më të madh të humbjeve financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit