DJ i cili luftoi leuçeminë për dy vjet vdes nga koronavirusi pak ditë pasi festoi ditëlindjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 16:06

Një DJ i njohur që luftoi leuçeminë për dy vjet u tha mjekëve të shpëtojnë jetën e dikujt tjetër para se të vdiste nga koronavirusi vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 30-të.

Liam Downing mori lajmin shkatërrues që ai kishte kontraktuar virusin vetëm disa ditë para se të bëhej 30 vjeç, ndërsa ishte në spital për një infeksion të dyshuar.

DJ nga Middleton, Leeds, u tha gjithashtu se nuk kishte asgjë më shumë që mjekët mund të bënin për të kuruar kancerin e tij.

Me guxim, Liam vendosi të mos mjekohej pasi ai nuk dëshironte të ishte një barrë për punonjësit e NHS.

Ai i tha motrës së tij Laura se në vend të kësaj ata duhet të shpëtojnë jetën e dikujt tjetër.

Liam humbi betejën e tij me leuçeminë dhe Covid-19 të Premten.

Familja më parë kishte shpresuar se Liam do të kishte akoma disa muaj për të jetuar.

Por anëtarët e familjes më vonë zbuluan se si ai 'u përkeqësua në një shkallë shumë më të shpejtë' pasi ai kontraktoi Covid-19.

Ata shpresuan që ai të jetonte për të festuar ditëlindjen e tij të 30-të në 23 mars.

Liam u ndesh me të, dhe si përfundim, ai e kaloi ditëlindjen i rrethuar nga familja pasi atyre iu dha leja speciale për të vizituar dhomën e tij të spitalit.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit