Futbollisti i Kukësit bllokohet në Barcelonë për shkak të koronavirusit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 15:48

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj ka mbetur prej ditësh i bllokuar në Barcelonë dhe nuk mund të kthehet në Shqipëri.

Pas dëmtimit që pësoi në datën 4 mars gjatë ndeshjes Kukësi-Vllaznia, Shkurtaj kishte nevojë urgjente për fizioterapi të specializuar dhe për këtë arsye ai udhëtoi drejt Spanjës.

Situata ditët e fundit është mjaft e rënduar në Spanjë për shkak të COVID-19, kështu që është bllokuar gjithçka. Tashmë prej disa ditësh ai kërkon të rikthehet në Shqipëri, por ka qenë e pamundur, shkruan "Panorama Sport".

27-vjeçarit i janë djegur plot tre bileta avioni dhe akoma nuk ka mundur të rikthehet dot në Shqipëri.

Lojtari ka komunikuar personalisht me zyrtarë të shtetit dhe Ministrisë së Jashtme, por alternativat kanë qenë të pakta, për mos të thënë zero.

Një autobus ka udhëtuar nga Barcelona drejt Lionit e më pas për në shtete të tjera për të ardhur në Shqipëri, por Shkurtaj e ka pasur të pamundur për të udhëtuar me të, pasi numri i shumtë i pasagjerëve ka berë që ai të jetë skeptikë dhe mund të rrezikohej nga numri i udhëtarëve.

Me avion është alternativa më e mirë dhe më e shpejtë, por akoma nuk po realizohet një mundësi udhëtimi e tillë për shkak të masave që kanë marrë shtetet europiane.

Vlonjati ka familjen në Tiranë, e cila e pret që të rikthehet sa më shpejt në kryeqytet, pasi dhe shpenzimet e qëndrimit në Spanjë janë kolosale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit