Princi Charles lejohet të dalë nga vetëizolimi pasi është shëruar nga Koronavirus

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 15:16

Princi Charles u lejua sot të dilte nga izolimi një javë pasi u diagnostikua me koronavirus dhe është në 'shëndet të mirë', thanë ndihmësit mbretërorë.

Princi 71-vjeçar i Uellsit kishte një formë 'të butë ’të sëmundjes, e cila së pari e pa atë të ndjehej jo mirë dy fundjavave më parë, përpara se të fluturonte për në Birkhall në Aberdeenshire.

Trashëgimtari i fronit kishte filluar të ndjehej i sëmurë më 21 mars në rezidencën e tij në Highgrove, Gloucestershire, përpara se të udhëtonte për në Skoci të nesërmen.

Bashkëshortja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall u testua negative për infeksionin dhe është pa asnjë simptomë, por do të qëndrojë në izolim deri në fund të javës.

Çifti kanë qëndruar në Birkhall, rezidenca e tyre skoceze në Balmoral dhe Charles u testua nga NHS të hënën e javës së kaluar.

Vetëizolimi i tij zgjati shtatë ditë bazuar në udhëzimet qeveritare dhe mjekësore, dhe ai do të vazhdojë të jetë në gjendje të zhvillojë takime dhe të shkojë për stërvitje.

Një zëdhënës i Clarence House tha:

Clarence House ka konfirmuar sot se, pasi u këshillua me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit.

Ndërkohë që dje u bë i ditur lajmi që një nga këmbësorët e Mbretëreshës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke ngjallur frikë të mëtejshme për shëndetin e monarkes.

Megjithatë Pallati Buckingham insistoi përsëri se Mbretëresha 93-vjeçare ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se çdo masë paraprake po merrej.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit