Të sëmurë dhe në izolim, familja Bica: Na ka hyrë ariu brenda, Rama të na mbrojë se e kemi si baba

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2020, 15:23

Kjo është drama e çiftit të bashkëshortëve nga fshati Labinot i Fushë Elbasanit. Ata janë pa shtëpi, pa të ardhura, pa ilaçe, të sëmurë dhe në izolim.

Marrin vetëm 5 mijë lekë të reja nga përkrahja sociale në muaj që si shprehen i shpenzojnë vetëm për ujë dhe drita dhe nuk dalin as për të ngrënë bukë thatë.

Ky çift bashkëshortësh është në kufijtë e mbijetesës pasi jeton vetëm me ndihma ushqimore, dhe borxhe.

Hekurane Bica thotë:

Shumë e vështirë është. Në këtë situatë që është krijuar, ne jemi akoma më keq, me vetëm 50 mijë lek asistencë. Paguaj vetëm dritat dhe ujin. Këtu ka hyrë dy herë ariu, e kam parë vetë. Kam frikë se do të na hajë natën

Sikur mos mjaftonin hallet e kësaj familje me tërmetin e vitit të kaluar iu shemb edhe shtëpia dhe tani rrezikojnë jetën edhe nga egërsirat që mund të futen natën.

Gruaja ka shtuar se shpresa e vetme e tyre është kryeministri:

Nëse nuk na mbron ai, që e kemi si baba, ne jemi të vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit