Një këngëtar kori e kaloi koronavirusin në 45 nga 60 njerëzit që kishin marrë pjesë në një kurs këndimi, pasi mjekët thanë se transmetimi ishte nëpërmjet ajrit sepse të gjithë kishin qenë të distancuar nga njëri-tjetri.
Më 10 mars, 60 anëtarë të Skagit Chorale Valley morën pjesë në një praktikë të planifikuar në Kishën Presbyteriane Mount Vernon në Uashington.
Kur mbërritën, këngëtarëve iu ofrua dezinfektues duarsh tek dera. Anëtarët gjithashtu u përmbajtën nga përqafimet e zakonshme dhe shtrëngimet e duarve, ndërsa u takuan me njëri-tjetrin.
Praktika zgjati dy orë e gjysmë dhe anëtarët e kishës u larguan për në rrugët e tyre të ndarë.
Gati tre javë më vonë, 45 janë diagnostikuar me COVID-19 ose janë të sëmurë me simptoma, të paktën tre janë shtruar në spital, dhe dy janë të vdekur.

Deri më tani ekspertët kanë paralajmëruar se distancimi social nuk është një garanci 100 përqind se nuk do të kapni infeksionin.
Rastet kanë shokuar zyrtarët shëndetësorë, të cilët kanë konstatuar se virusi pothuajse me siguri është transmetuar përmes ajrit nga një ose më shumë njerëz pa simptoma.
Në intervistat e dhëna për Los Angeles Times, tetë persona që ishin në kurs thanë që askush nuk kishte kollitje ose teshtitje ose dukej se ishte i sëmurë.
Kur virusi filloi të përhapet në shtetin Uashington në fillim të marsit, drejtuesit e Skagit Valley Chorale debatuan nëse do të vazhdonin me kurset javore.
Më 6 mars, Adam Burdick, dirigjenti i korit, njoftoi 121 anëtarët në një email që në mes të 'stresit dhe shqetësimit për virusin', praktika do të vazhdonte siç ishte planifikuar.
Anëtarët e korit kanë thënë që të gjithë erdhën me muzikën e tyre në fleta të personalizuar në mënyrë që të shmangnin kontaktin e drejtpërdrejtë fizik.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania