Serbi, peshkopi i Kishës Ortodokse vdes nga koronavirusi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 14:33

Serbia ka shënuar viktimën e 14 nga koronavirusi. Mësohet se është ndarë nga jeta Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

71-vjeçari Milutin, ka vdekur në Qendrën Klinike Spitalore "Dragisha Mishoviç" në Beograd.

Ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 disa ditë më parë. Njoftimi është bërë nga kisha Ortodokse.

Në njoftim thuhet:

Me pikëllim dhe besim të madh në ringjalljen në Mbretërinë Qiellore, informojmë publikun se mbrëmë ka vdekur ati ynë i dashur shpirtëror, Peshkopi Milutin i Valjevës, në Spitalin Klinik "Dragisha Mishoviç" në Beograd, pas një sëmundje të shkurtër të shkaktuar nga koronavirusi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit