Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 14:26
Italia është shndëruar prej javësh vatra më e madhe e infeksionit në botë. Futbolli është ndalur dhe nuk dihet se kur ka ndërmend të fillojë.
Lojtari i Veronës, Valentin Eysseric, ka lëshuar së fundmi një deklaratë që ka bërë bujë.
Ai që është skandalizuar nga sjellja e Federatës italian që lejoi të luhej përballja ndaj Sampdorias, teksa kjo e fundit ka pasur shumë lojtarë që kanë rezultuar pozitivë.
Eysseric është i bindur se edhe shokët e tij të skuadrës janë infektuar, por pa simptoma.
Valentin tha:
Ata na thanë se është vetëm një grip i thjeshtë, ndërkohë që kishte njerëz që vdisnin. Ishte skandaloze. Sampdoria-Verona nuk duhej të luhej. Thjesht e paimagjinueshme që vëmendja të shkojë te futbolli edhe kur ka jetë në rrezik. Ajo ndeshje nuk duhej të luhej. Ne lojtarët e futbollit nuk jemi takuar ende me njëri-tjetrin, por deri tani jemi mirë. Por unë jam i sigurt që pasi luajtëm kundër Sampdorias të paktën 6-7 lojtarë do të dilnin pozitiv, megjithëse nuk kishin simptoma.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR