Kinë/ Aksidentohet treni me gati 700 pasagjerë, konfirmohet një i vdekur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 14:29

Një rrëshqitje në tokë ka shkaktuar prishjen e një treni pasagjerësh në Kinë, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur 127, sipas autoriteteve.

Treni mbante 654 pasagjerë dhe 37 punëtorë hekurudhor sot kur goditi mbetjet e rrëshqitjes së tokës duke bllokuar shinat, thanë zyrtarët e hekurudhave.

Mashinisti kishte parë ortekun e baltës dhe shtypi frenat, por nuk arriti ta ndalte në kohë trenin.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës në qarkun Yongxing në Chenzhou, Provinca Hunan e Kinës jugore, njoftoi Grupi Hekurudhor i Kinës Guangzhou Group.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kishin shkaktuar një rrëshqitje të dheut në zonë, duke çuar në aksident, autoritetet shkruajtën në llogarinë e tyre zyrtare në Weibo.

Një oficer policie hekurudhor në bord u shpall i vdekur nga mjekët pas përpjekjeve të dështuara për ta shpëtuar. Pesë punëtorë të tjerë të hekurudhave pësuan lëndime të vogla.

Katër pasagjerë u plagosën rëndë dhe 118 të tjerë pësuan dëmtime të lehta, shtoi postimi.

Të gjithë personat e lënduar u dërguan në spital.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit