SHBA shënon numrin më të lartë të të prekurëve nga koronavirusi në të gjithë botën. Situata pritet të përkeqësohet, e për këtë arsye presidenti Donald Trump vendosi izolimin e amerikanëve deri më 30 prill.
Shqetësimi i vetëm i presidentit është ekonomia amerikane, por ai tha se do të kujdeset që jeta normale të rikthehet sa më shpejt.
Ndërsa masat u bënë drastike, numri i viktimave në New York ka kaluar shifrën 1000.
Guvernatori Andrew M. Cuomo teksa dha një vlerësim të zymtë të pandemisë së koronavirusit, raportoi se 237 njerëz kishin vdekur gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit.
Gjithashtu sipas të dhënave të përpiluara nga New York Times numri i të vdekurëve po rritet ndjeshem.
Z.Cuomo deklaroi gjithashtu se kriza me të cilën po përballet Neë York mund të përkeqësohet.
Burimi: NYTimes | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA