84-vjeçarja: Kam dy ditë që pi ujë me sheqer, dua të më kapë Koronavirusi të iki në gropë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2020, 14:08

Kryeministri Rama urdhëroi izolimin e njerëzve për të ndaluar përhapjen e pandemisë së Koronavirusit madje pretendon se në këtë mënyrë po ndihmon më së shumti të moshuarit.

Ndërsa një vendim i tillë ku njerëzit mund të dalin vetëm pasi aplikojnë për leje duket se ka ndikuar keq në jetën e personave të moshuar.

Rasti më emergjent është i kësaj gruaje 84-vjeçare nga Vlora, e cila ka dy ditë që nuk ka ushqim në shtëpi dhe po pi vetëm ujë me sheqer.

Me lot në sy ajo tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe as Bashkia e Vlorës nuk ka reaguar pavarësisht se ajo ka njoftuar për gjendjen emergjente në të cilën ndodhet.

Ja çfarë thotë ajo:

Unë jam 84 vjeçe. Jam vetëm fare, nuk kam as ndihmë, as gjë shtëpi. Po të na bien ndonjë pako makarona! Po pi ujë me sheqer! Çfarë bëhet kështu?! Dhe do dal. Le të më marrin e të më fusin në burg, Policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova fjalë sekretares së Dritan Lelit, ajo nuk i vuri ujët në zjarr. Kam dy ditë pa bukë, me ujë me sheqer. E piva mbrëmë, nuk më zinte gjumi! Ujë me sheqer. Të paktën të kisha një dorë makarona të bëja një supë. Unë s’mund t'i kërkoja lagjes. Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në facebook, te "Shqipëria që e duam shumë, pikë al". Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit