Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 13:37
Vazhdon lufta në distancë mes Maxi Lopezit dhe Wanda Narës. Kjo e fundit e braktisi ish-sulmuesin e Milanit për t'u lidhur me shokun e tij të ngushtë, Mauro Ikardin dhe që nga ajo kohë nuk ka më qetësi mes palëve.
Së fundmi, Maxi ka sulmuar ashpër Wandën, pasi kjo e fundit ka udhëtuar nga Parisi drejt Italisë, madje në Lompardi, aty ku momentalisht është vatra më e madhe e koronavirusit në botë.
Me anë të një postimi, Lopez thekson se ajo e ka harruar se tashmë është nëna e pesë fëmijëve dhe se i ka ekspozuar ata ndaj një rreziku të madh.
Ai shprehet:
Doja të dija se me çfarë kriteri thyen karantinën në një pandemi globale, ku të gjithëve iu kërkohet të mos dalin nga shtëpia, ndërsa ti ekspozon fëmijët duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin. Dhe, mbi të gjitha transferohesh në epiqendrën e virusit në Lombardi, pa të interesuar asnjë pasojë. Çfarë të thotë mendja në këto momente kur më e rëndësishmja është shëndeti i fëmijëve tonë? Më vjen shumë inat kur e di që nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e ke vënë re, sot je mamaja e pesë fëmijëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR