Edhe më herët janë publikuar lajme të cilat tregojnë për selektim të pacientëve që do i nënshtrohen kurës ndaj Covid-19.
Po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar ku respiratorët me përdorim afatgjatë nuk mjaftojnë për të gjithë, ndaj dhe në Londër trajtim intensiv po u bëhet vetëm pacientëve me shanse për të mbijetuar.
Shifrat janë alarmante edhe në këtë shtet ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 209 persona duke bërë që numri i viktimave të shkojë në në 1228.
Po ashtu mësohet se në total janë infektuar mbi 19.500.
Insitutcionet shëndetësore kanë vendosur të selektojnë pacientët për trajtimin intensiv për shkak se periudha e intubimit të një pacienti zgjat deri në disa javë dhe kjo mund t'i heqë shansin dikujt për trajtim.
Kështu janë shprehur burime nga institucionet shëndetësore vendase.
Bëhet me dije se viktimat kanë qenë nga moshat 39 deri në 105 vjeç.
