COVID-19/ Izolimi shkakton krimin e parë: Burri vret gruan me gjakftohtësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 13:08

Ndërkohë që në Kinë, karantina dhe vetëizolimi solli një numër të lartë të çifteve që ndahen, në Angli ka sjellë krimin e parë në familje.

Një burrë sot është dërguar në gjykatë pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë izolimit.

Anthony Williams, 69 vjeç, nga Brynglas, Cwmbran, Uellsi i Jugut, u arrestua pasi policia u lajmërua se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një krim i rëndë.

Gruaja e tij Ruth, 67 vjeç, u gjet në gjendje të rëndë në banesë dhe vdiq më vonë në spital nga lëndime të rënda në kokë.

Fqinjët deklarojnë se çifti kishte një marrëdhënie shumë të mirë dhe dukeshin shumë të dashur me njëri tjetrin, por si duket periudha e izolimit i ka përkeqësuar gjërat mes tyre.

Një fqinj deklaroi për Daily Mail se;

Ajo ishte një grua e zgjuar dhe tërheqëse me një sens të shkëlqyer humori. Ruth dhe Anthony dukeshin shumë të dashuruar dhe të dhënë pas njëri tjetrit. Askush nuk po e beson këtë që ka ndodhur. Po stresohemi shumë nga kjo periudhë izolimi, ndoshta kjo ka sjellë këtë ngjarje të rëndë...

Anglia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, deri tani në vend raportohen 19,522 të infektuar e 1,228 viktima. Ndër të infektuarit është edhe kryeministri Boris Johnson, gjendja e të cilit mësohet të jetë e qëndrueshme, ndërkohë po drejton vendin nga karantina.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit