Një ndihmëse infermiere, vetëm 19-vjeç, në Britani, ka përlotur ndjekësit e saj me postimin e fundit në lidhje me situatën në spitale prej COVID-19 i cili tashmë ka shkaktuar 19,522 të infektuar e 1,228 viktima vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Me sy të skuqur dhe të enjtur, ajo bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda, pasi situata është kaotike në spitalet e vendit, dhe ende është vetëm fillimi.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan:
Rikujtojmë se Britania është një ndër vendet më të prekura nga COVID-9, madje edhe kryeministri Boris Johnson është i infektuar nga ky virus.
Sipas mediave vendase ai është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po drejton vendin nga karantina në këto ditë tragjike për të gjithë botën.
Burimi: Daily Star| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

