Koronavirusi i merr jetën 19-vjeçarit pasi mjeku i tha “je shumë i ri për të vdekur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 12:13

Një kuzhinier "shumë i shëndetshëm" që jetonte në Londër ka vdekur nga koronavirusi pasi iu tha nga mjekët se ishte shumë i ri për të vdekur dhe nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar.

Viktima është Luca Di Nicola, 19 vjeç, dhe vdiq në Londër të martën në mbrëmje nga pneumonia e shkaktuar nga COVID-19.

Viktima ishte ndihmës kuzhinier me origjinë nga Italia, dhe punonte në një restorant familjar në Enfield, në veri të Londrës.

Pas shenjave të para, mjeku që e vizitoi në shtëpi i tha se:

Je i ri dhe i fortë dhe nuk ka asnjë arsye pse duhet të shqetësohesh për këtë grip të keq...

Duke qënë se gjendja e tij sipas mjekut nuk ishte e rëndë, atij iu refuzua të bënte testin e COVID-19, por i sugjeroi të konsumonte paracetamol.

Por gjendja e tij u përkeqësua, dhe familja e tij lajmëruan me urgjencë spitalin i cili dërgoi ambulancën për t’a marrë.

Mjekët arritën t’a stabilizonin, por mushkëritë e tij ishin plot gjak dhe ujë, sipas Daily Star. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, ai ndërroi jetë rreth gjysmë ore më vonë në Spitalin e Londrës, Middlesex North.

Burimi: Daily Star Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit