Arrin në 44 numri i personave të shëruar nga Koronavirusi në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2020, 11:54

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 223. Rëzultati vjen pas testimit të 90 personave të dyshuar për koronavirus.

Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara ndërsa fatkeqësisht një tjetër person ka humbur jetën prej infeksionit duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 11.

Lajmi pozitiv është se janë shëruar edhe 4 persona prej virusit duke bërë që numri i personave që e kanë kaluar sëmundjen të shkojë në 44.

Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit