Në këto kohë pandemie, ekspertët e shëndetit këshilluan të shmangim përdorimin e parave në dorë, duke i konsideruar si burim virusesh dhe mjedisi perfekt për t'u përhapur COVID-19.
Por a janë kartat e kreditit më të sigurta?
Në mjek i përgjithshëm ka deklaruar se edhe kartat e bankës mund të mbajnë mikrobe, përfshirë mikrobe si salmonela dhe E.Coli.
Ish-kirurgu ortoped, Dr Chike Emeagi, deklaroi për mediat se rreziku është i ulët, por është e mundur që koronavirusi i ri, COVID-19 të mbijetojë në sipërfaqen e sheshtë të kartave të kreditit apo debitit.

Sipas tij mikrobet mund të fshihen edhe në cepat e orës së dorës, unazave, kartave të bankës, parave, duke rekomanduar dizinfektimin e tyre, të paktën një herë në javë.
Për kartat e bankave, sipas Daily Mail ai sugjeroi përdorimin e leckave dezinfektuese për t’i pastruar ndërsa për unaza dhe orat, ai sugjeroi sapun dhe ujë të ngrohtë.
OBSH ka vënë theksin se larja e vazhdueshme e duarve pasi prekim objekte, përfshirë kartat e kreditit, paratë apo edhe stolitë që kemi, do të na mbrojë nga COVID-19.
Por nëse kujdesemi pak më shumë edhe për këto objekte, nuk do të na bënte keq, përkundrazi do të na shpëtojë nga një infektim i mundshëm me COVID-19.
Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania