Koronavirusi mbyll tregun e madh në Durrës, tregtarët përplasen me policinë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 11:00

Masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit në vend kanë mbyllur krejt papritur një nga tregjet më të mëdhenj në Durrës.

Ditën e sotme rreth 300 tregtarë që kanë shkuar të nisin punën janë përballur me policinë e cila u ka njoftuar mbylljen e tregut të fruta-perimeve. Njoftimi mësohet se i është thënë vetëm mëngjesin e sotëm.

Tregtarët janë të revoltuar pasi askush nuk i kishte lajmëruar më herët për mbylljen e tregut ndërsa shtojnë se produktet e tyre do të prishen.

Mësohet se Bashkia ka vendosur shpërndarjen e tregut në tre pika të tjera të qytetit, por kjo është njoftuar më shumë vonesë.

Tregtarët deklarojnë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose te qëndrojnë në shtëpi dhe të t’i paguajë shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit