U infektua me Koronavirus, tenori i famshëm Placido Domingo shtrohet në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2020, 11:37

Tenori i operas spanjolle Placido Domingo është shtruar në një spital në Acapulco, dy javë pasi shfaqi shenjat e para të COVID-19.

79-vjeçari njoftoi në një postim në Facebook të dielën e kaluar se ai kishte koronavirus dhe ishte në izolim.

Domingo, i cili muajin e kaluar kërkoi falje pasi disa gra e akuzuan atë për ngacmim seksual, zotëron një vilë luksoze në vendpushimin e Paqësorit.

Ai thuhet se ka filluar të tregojë simptomat e koronavirusit dy ditë pasi udhëtoi për në Meksikë në 13 Mars.

Mediat meksikane kanë raportuar se ai ka kaluar fazën më kritike të virusit dhe është në rrugën e shërimit.

Një zëdhënës i tenorit, duke e përshkruar gjendjen e tij si "të qëndrueshme", shtoi:

Ai do të qëndrojë në spital për sa kohë që mjekët mendojnë se është e nevojshme.

Ylli i operës njoftoi të Dielën e kaluar përpara shtrimitnë spital se kishte koronavirus por nuk tregoi se ku ndodhej.

Burimi: mirror Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit