Bjellorusia nuk pyet për koronavirusin, presidenti i vendit luan hokej mbi akull

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 10:31

Në një kohë ku e gjithë bota është ngujuar, për të parandaluar përhapjen në masë të koronavirusit, Bjellorusia është vendi i vetëm që nuk do t'ia dijë aspak për rrezikshmërinë e kësaj epidemie.

Presidenti i këtij shteti, Alexander Lukashenko, shpërfilli plotësisht rrezikun dhe mori pjesë në një ndeshje të hokejit mbi akull në Minsk.

Nga ana tjetër, qytetarëve u është bërë thirre ta pinë vodka dhe të shkojnë në sauna.

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, por jo edhe në Bjellorusi, ku edhe futbolli u zhvillua në këtë fundjavë, madje me praninë e tifozëve në stadium.

Si duket, aty e kanë marrë shumë lehtë dhe nuk i mendojnë aspak pasojat që mund të sjellë ky virus.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit