“Dorëzohet” edhe Donald Trump, amerikanët izolohen deri më 30 prill

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 10:21

Donald Trump njoftoi se do të zgjasë udhëzimet për distancimin social në mbarë vendin edhe për 30 ditë të tjera, si masë e rëndësishme kundër përhapjes së koronavirusit.

Udhëzimet 15-ditore që Trump njoftoi dy javë më parë mbarojnë sot dhe Presidenti vendosi shtyrjen e afatit. Vendimi u mor pasi SHBA pritet që të ketë "pikun" pas dy javësh.

Trump u shpreh:

Numri më i lartë i vdekjeve pritet të jetë pas dy javësh. Sa më mirë të bësh, aq më shpejt do të përfundojë i gjithë ky makth.

Njoftimi shënoi një kthesë të papritur nga një javë më parë kur Trump tha se ishte i bindur se kufizimet në distancë po shkaktonin dëme të pariparueshme në ekonomi.

Kujtojmë se Amerika është në vendin e parë përsa i përket numrit të të prekurëve nga Covid-19. Numri i viktimave i ka kaluar 2400 ndërsa numërohen mbi 142 mijë të infektuar.

Trump përsëriti qëllimin e tij për ta kthyer jetën në normalitet dhe për të rregulluar ekonominë amerikane.

Ai shtoi:

Unë dua që jeta jonë të kthehet përsëri në normalitet.

Burimi: CNN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit