Një burrë i moshuar ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pasi pësoi aksident me makinë dhe u dërgua në spital nga një infermiere.
73-vjeçari i cili jetonte i vetëm, kishte dalë nga shtëpia për shkak se kishte 10 ditë pa ngrënë për shkak të izolimit, dhe donte të blinte ushqime.
Gjatë rrugës ai nuk është ndjerë mirë dhe ka shkaktuar aksident duke përplasur makinën e një infermierje, Lucy Duncan, 24 vjeç, një infermiere e shëndetit mendor nga Atherton, Lancashire.
I moshuari kishte të gjitha simptomat e koronavirusit, por infermierja e cila kishte mbaruar turnin 12 orësh, dhe pas asnjë mjet mbrojtës, nuk nguroi të qëndronte krah tij në pritje të ambulancës.
Daily Mail shkruan se i moshuari i kishte thënë infermieres së re në moshë, se nuk kishte familje, përveç një djali me të cilin nuk fliste prej vitesh.
Infermierja e re, Lucy Duncan shkruan në Facebook se:

Pas disa orësh, ambulanca e dërgoi të moshuarin në spital, por mushkëritë e tij po punonin me shumë vështirësi, duke bërë që për disa orë të humbte jetën.
Në orët e fundit para vdekjes, infermierja shkruan se ai kërkonte vetëm të lidhej me djalin e tij, i cili nuk ishte interesuar për të për shumë vite.
Infermierja tashmë është në vetëizolim për shkak të kontaktit me të moshuarin e prekur nga COVID-19, ku do të qëndrojë dy javët e ardhshme, duke u shkëputur nga puna dhe nga familja e saj.
Burimi:Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania