Inxhinierët e Formula 1 prodhojnë pajisjen e frymëmarrjes në vetëm katër ditë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 08:45

Inxhinierët e Formula One kanë ndihmuar në zhvillimin e një pajisje të re të frymëmarrjes për pacientët me koronavirus .

Ekipit të Mercedes dhe akademikëve në University College London iu deshën vetëm katër ditë për të prodhuar pajisjen e parë që jep presion të vazhdueshëm në rrugët e frymëmarrjes(CPAP), 100 prej të cilave tani po kalojnë në prova klinike në një spital në veri të Londrës.

Pajisja, e cila shtyn ajrin dhe oksigjenin në një maskë për të fryrë mushkëritë e një pacienti, është një trajtim alternativ për njerëzit tepër të dobët që të nënshtrohen intubimit.

Tashmë ajo është certifikuar si e sigurt për përdorim mjekësor nga mbikëqyrësi i sigurisë MHRA dhe duhet të përfundojë provën klinike për të provuar se i ndihmon pacientët në University College London Hospital deri në fund të kësaj jave.

Teknika është përdorur gjerësisht në Itali, ku ventilatorët janë në furnizim të vogël.

Nëse ekipe të tjerë të F1 kontribuojnë ata besojnë se mund të bëjnë 1.000 në ditë.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit