Koronavirusi/ Afro 34 mijë viktima dhe mbi 723 mijë të infektuar në të gjithë botën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 07:41

Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Itali dhe Spanjë.

Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 723 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 33,986.

Ndërkohë mbi 30 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Italia është bërë një nga vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi. Vetëm dje u regjistruan 756 vdekje.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 10,700.

Ndërkohë Spanja është vendi, i cili po përballet edhe më keq me luftën kundër koronavirusit.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 212 persona në Shqipëri, 10 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Burimi: worldometers.info | Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit