Italia e zhgënjyer nga BE, Donald Trump: Po e ndihmon Amerika

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2020, 07:33

Me mbi 10 mijë viktima nga koronavirusi dhe mijëra të tjerë në gjendje kritike për jetën, Italia është vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit.

Këto ishin ndër ditët më të errëta për popullin italian, i cili u gjet i papërgatitur përballë Covid-19, i cili mori me mijëra jetë.

Ndërkohë, një tjetër gjë që zhgënjeu italianët ishte edhe mungesa e solidarizimit nga Bashkimi Europian, të cilët nuk u ofruan të ndihmonin Italinë në këto ditë të vështira.

Shumë zyrtarë italianë kanë shprehur zhgënjimin ndaj këtij unioni, që supozohet të gjendet përballë shteteve europiane kur janë në vështirësi.

E teksa Bashkimi Europian është i shurdhër mbi bilancin tragjik në Itali, Donald Trump është shprehur se Amerika po e ndihmon shumë Italinë.

Ai ka thënë se ndihmat po bëhen edhe në formë monetare.

Trump tha:

Ne po dërgojmë shumë gjëra në Itali që nuk na duhen. Po e ndihmojmë atë në një mënyrë monetare. Ne po e ndihmojmë shumë Italinë dhe Spanjën.

Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit