“Ishte i dëshpëruar nga koronavirusi, vrau veten”, gjendet i pajetë ministri gjerman i Financave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 01:41

Përpos situatës së krijuar prej Covid-19 në Gjermani, ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër e rëndë. Ministri i Financave i Landit të Hessen, Thomas Schäfer është gjetur i pajetë të shtunën në mëngjes.

E ditur u bë se trupi i pa jetë i ministrit 54-vjeçar, Thomas Schäfer, u gjet pranë nje linje hekurudhore.

Vdekja e papritur e tij ka sjellë hidhërim në gjithë Gjermaninë. Shumë kanë thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për Hessen dhe qytetine tij të lindjes Biedenkopf.

Kryeministri Landit të Hessen, Volker Bouffier tha me lot në sy:

Ai ishte i dëshpëruar dhe ai na la.

Volker Bouffier tha të dielën se miku i tij, Thomas Schäfer ishte vetëvrarë. Me lot ai tha:

Ky lajm më goditi mua dhe të gjithëve. Jemi të trodnitur, jemi të shtangur.

Thuhet se ministri gjerman ka lënë një letër lamtumire dhe kjo sipas Volker Bouffier konfirmon dyshimet se ai i ka dhënë fund jetës.

Të martën e kaluar, Thomas Schäfer mbajti një fjalim të fortë për krizën që po sillte koronavirusi. Ai ishte shumë i shqetësuar për krizën financiare që po shkaktonte koronavirusi në Gjermani.

Buffier:

Për shkak të barrës së krizës së koronavirusit, kishin shumë nevojë për të, por ai na la. Ai punoi ditë e natë për t'u përballur me këtë krizë finaciare, na duhej shumë. Më duhet të them se këto shqetësime e mposhtën atë.

Kurse, Schäfer të martën e kaluar tha:

Kjo do të jetë detyra e shekullit dhe jam i sigurtë që e kemi një shans për t’ia dalë.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit