Mjekët shqiptarë që shkuan në Itali, Sharon Stone: Faleminderit me gjithë zemër, Shqipëri!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 01:27

Për sa i përket numrit të viktimave, Italia është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 10 mijë të humbura ka shkaktuar Covid-19 në shtetin fqinj, ndërsa mijëra të tjerë janë duke luftuar me vdekjen nëpër spitale, në kujdesin intensiv të mjekëve.

E gjendur përballë kësaj situate dramatike, Italia u braktis edhe nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët nuk iu ofruan ndihmë, ndonëse shteti ynë fqinj ka më shumë se kurrë nevojë për staf mjekësor, pajisje mjekësore dhe shtretër, pasi numri i lartë i të infektuarve e ka bërë situatën tejet të vështirë për t'u menaxhuar.

Ndërkohë, në këto momente të vështira, vendi ynë i vogël, por me zemër të madhe, vendosi t'i qëndrojë pranë Italisë fqinje, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për ndihmë.

Ky gjest i Shqipërisë preku masë mbarë italianët, të cilët e vlerësuan, shprehën mirënjohje dhe e çmuan këtë gjë që vendi ynë bëri për ta.

Vajtja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë bëri jehonë të madhe mediatike jo vetëm në mediat italiane, por edhe në ato europiane e më gjerë.

Në lidhje me gjestin e Shqipërisë ndaj Italisë ka reaguar edhe aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, e cila përmes një story të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka falenderuar nga zemra vendin tonë.

Ajo përmend edhe faktin që italianët i ndihmuan shqiptarët 30 vjet më parë, ndërsa ka vendosur një foto të anijes Vlora, e cila u nis drejt Italisë me mbi 20 mijë shqiptarë në bord në vitin 1991.

Ajo shkruan:

30 vjet më parë Italia vendosi t'i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit