Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë. Bëhet e ditur se Gjermani është duke pranuar pacientë nga Franca.
Pas klinikave në Berlin dhe Karlsruhe edhe spitali Universitar Essen Corona-Kranke, ka pranuar katër pacientë nga Franca.
Lajmi i mirë është se Gjermania do të pranojë pacientë nga vendet më të prekura se ajo nga Covid-19. Katër pacientë janë nisur me helikopter gjatë ditës së dielë, nga Franca drejt Gjermanisë.
‘Bild’ ka publikuar edhe foton se si janë transportuar pacientët nga helikopteri drejt spitalit. Si dallohet në foto përkujdesi i mjekëve është shumë i madh.
Pacientëve që janë sjellë nga Franca do t’u jepet i gjithë shërbimi që ata kanë nevojë në spitalin gjerman në Essen.
Edhe në Gjermani vazhdojnë thirrjet për të qënduruar në shtëpi dhe për të respektuar distancën sociale.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania