Djali i ish-presidentit të Real Madridit shërohet plotësisht nga koronavirusi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.03.2020, 23:43

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz u nda nga jeta para pak ditësh, pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Disa ditë më vonë, u dha lajmi se edhe djali i tij, Paco, kishte për të njëjtën diagnozë.

Megjithatë, për fatin e mirë, ndryshe nga babai i tij, gjendja e Paco Sanz nuk ishte aq serioze dhe këtë të dielë ka mbërritur lajmi i madh.

Ai është larguar nga spitali "Vithas Nisa Pardo de Aravaca" i Madridit, pas shërimit totalisht nga koronavirusi.

Lajmin e konfirmoi i vëllai i tij në rrjetet sociale.

Ai shkruan:

Jo gjithçka do të jetë një lajm i keq këto ditë. Vëllai im Paco sapo ka lënë spitalin ku ndodhej prej një javei shtruar. Shumë faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit