Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ketë të diel në Filipine, ku tetë pasagjerë kanë humbur jetën pasi një avion shpërtheu në flakë, pak pasi ishte ngritur në ajër në aeroportin e Manila-s.
Avioni i kompanisë Lion Air ishte nisur për një mision mjekësor në Tokyo të Japonisë.
Sipas CNN, midis viktimave ishte edhe një amerikan dhe një kanadez, ndërsa gjashtë tjerët ishin filipinas.
Fatkeqësisht asnjë nga tetë pasagjerët që ndodheshin në bordin e aeroplanit nuk mundi të mbijetojë.
Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Richard Gordon, konfirmoi se viktimat ishin personel mjekësor.
Mediat filipinase raportuan se avioni po transportonte furnizime mjekësore,
Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
