I mbijetoi dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll, 108-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 00:23

Një stërgjyshe 108-vjeçare besohet të jetë personi më i moshuar që ka vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Hilda Churchill i mbijetoi dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll, por ndërroi jetë vetëm një ditë pasi zbuloi se ishte infektuar nga Covid 19.

Ajo kishte qenë në izolim në një shtëpi të kujdesit të të moshuarve për më shumë se një javë, por filloi të shfaqte simptoma të lehta tre ose katër ditë më parë.

Familja e saj shpresonte që ajo të shërohej dhe të arrinin të festonin ditëlindjen me 109-të e cila përkon në datën në 5 prill.

Nipi i saj Anthony, 49 vjeç, kishte planifikuar një surprizë të veçantë për ditëlindjen e saj dhe mbeti pa fjalë kur mori lajmin e trishtë.

Ai tha se e donte zonjën Churchill si një nënë, sepse ajo ishte kujdesur gjithmonë për të dhe motrën e tij.

Nipi i saj Anthony tha:

Ajo ishte sëmurur pak ditët e fundit, por nuk kishte ndonjë simptomë të rëndë. Nuk e kam takuar dot për një javë, pasi vendi ku ndodhej ishte izoluar për shkakt të frikës së koronavirus. E telefonova mbrëmë por ajo nuk ishte në gjendje të fliste. Gjëja më e rëndë është se nuk ishim aty me të, pikërisht në momentin kur kishte nevojë për ne. Ditëlindja e saj ishte vetëm disa ditë larg dhe të gjithë ishim kaq të entuziazmuar.

Anthony tha që zonja Churchill ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kurrë nuk kishte pirë duhan apo alkool në jetën e saj.

Ajo ishte një shumë aktive dhe jetonte e bënte çdo gjë vetë, deri 10 muaj më përpara kur u trasnferua në shtëpinë e kujdesit ndaj të moshuarve.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit