Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë edhe në vendin tonë.
Së fundmi lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë prej Covid-19 ka folur edhe shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo.
Kjo e fundit u ka bërë edhe një herë shqiptarëve apel të qëndrojnë në shtëpi.
Në mënyrë kategorike sipas nuk duhet të dalin nga shtëpia ata që janë të moshuar dhe ata që kanë sëmundje kronike sepse janë më të rrezikuar.
Mesazhi i saj i plotë:
Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës. Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe për të respektuar distancën sociale.
Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është shumë i madh.
